04 Qershor 2020

Fillon faza e parë e dezinsektimit në Gjilan

Gjilan, 19 qershor – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, të enjten hënën fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin dhe fshatrat përreth, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo dezninsektimi do të zgjas pesë ditë, derisa qytetarët rekomandohen që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen mushkonjat (insektet) brenda.

Komuna, po ashtu, njofton bletarët për kujdes të shtuar që t’i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20.00 deri 05.00 të mëngjesit gjatë këtyre ditëve për shkaqe sigurie.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)