11 Korrik 2020

Filloi konferenca e parë ndërkombëtare mbi Produktet Pyjore

Prishtinë, 23 shtator - E organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, përkatësisht Fakultetin e Teknologjisë dhe Konstruksioneve të Drurit, në objektin e Fakultetit e Filozofisë, filloi Konferenca e Parë Ndërkombëtare mbi Produktet Pyjore, Bioenergjinë dhe Mjedisin.

Në fjalën e rastit, ministri i MBPZHR-së z.Blerand Stavileci, tha se ndër komponentët më me rëndësi në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori janë pikërisht edhe organizimet dhe bashkëpunimet e tilla, ngase nëpërmjet organizimeve të ngjashme bëhen edhe shkëmbime të përvojave dhe ngritet vetëdijesimi në masë.

“Organizimet me karakter të tillë ndërkombëtar kontribuojnë në zgjerimin dhe thellimin e njohurive dhe në mënyrë shkencore shtjellojnë edhe çështje të veçanta që kërkojnë zgjidhje racionale në të mirë të të gjithëve, si për njeriun dhe mjedisin në të cilën jeton, ashtu edhe për shfrytëzimin efiçient të resurseve pyjore”.

Duke shtuar më tej se, prezenca e profesorëve nga universitetet më me renome e bënë këtë konferencë një burim të vërtetë dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, të cilat janë formësuar kronologjikisht duke vëzhguar botën reale, jetën dhe zhvillimin ekonomik të shoqërive.

Po ashtu, ministri Stavileci tha se janë identifikuar faktorët krucial lidhur me fushat prioritare për ndërhyrje, të cilët do të determinojnë edhe prospektet e ardhshme zhvillimore të sektorit.

“Në shkurt të këtij viti, nga Qeveria e Kosovës është miratuar Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë 2010-2020, e cila shënon një moment të rëndësishëm dhe është në koherencë me objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor të Kosovës. Hapat e parë, si delegimi i kompetencave nga organet qendrore në ato lokale për menaxhimin me pyje veç kanë filluar të jenë rezultateve. Prandaj, jam plotësisht i bindur se zbatimi i kësaj strategjie do të na dërgoj në një gjendje, ku resurset pyjore do të menaxhohen dhe shfrytëzohen sipas konventave dhe deklaratave ndërkombëtare për shfrytëzim të qëndrueshëm të pyjeve”.

Ndërkaq, për rektorin i UP-së z.Mujë Rugova, mbajtja e kësaj konference në shtetin e Kosovës ka një rëndësi të veqantë jo vetem në aspektin ekonomik, por edhe në të gjitha aspektet, e në veqanti ngase përfshihet aspekti i mbrojtjes së mjedisit. “Ne si shtet kemi trashëguar një erozion të fuqishëm të shkatërrimit të pyjeve dhe pas lufte, jemi duke u përballur me prerje masive të pyjeve, të cilat jo vetëm që e zvogëlojnë potencialin drusor të Kosovës, por e varfërojnë fuqishëm paraqitjen e ujit nga burimet e perhershme”. Konferencat e tilla, sipas rektorit Rugova, ndikojnë në ndryshimin e qasjes ndaj kësaj dukurie negative.

Gjatë kësaj konference u shtjelluan tema të shumta, si: Resurset pyjore, qëndrueshmëria dhe zhvillimi ekonomik, të cilën e prezentoi Dr. Unal Asan nga Universiteti i Stambollit në Turqi. Pastaj, zinxhiri furnizues i produkteve pyjore u trajtua nga Dr. Gernot Standfest nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg të Austrisë, prodhimi i energjisë termo dhe ndikimi i saj në mjedis u prezentua nga Dr. Marco Fioravanti nga Universiteti i Firencës në Itali, etj. Tema të ndryshme u shtjelluan edhe nga profesor të Fakultetit të Shkencave Pyjore të Universitetit të Bujqësisë në Tiranë, si dhe profesor të Universitetit të Prishtinës.

Konferenca do të zgjasë deri të premtën në orën 15:30 dhe gjatë kësaj dite do të vizitohet edhe ndërmarrja “Lin Projekt”, fabrika për përpunimin e drurit “Elnor”, si dhe zona pyjore “Blinaja” në komunën e Lipjanit.

Po ashtu, në po të njejtën ditë ministri Stavileci morri pjesë edhe në manifestimin tradicional “Dita e Mollës” në fshatin Kovragë të komunës së Burimit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri Stavileci tha se bashkarisht kemi filluar një etapë të re, si në zhvillimin e sektorit të hortikulturës, ashtu edhe të sektorëve të tjerë. ”Vendi ynë ka potencial të fuqishëm në bujqësi, veçanërisht në prodhimtarinë e pemëve, perimeve dhe në prodhimtarinë e vreshtave, dhe Ministria e Bujqësisë vetëm gjatë këtij viti ka miratuar rreth 500 projekte për mbështetjen e këtyre prodhimtarive”.

Së bashku jemi duke hapëruar drejt realizimit të objektivave tona, shtoi ministri Stavileci, pas subvencionimit për ngritjen e rreth 15 hektarëve me pemishte të reja në nivel të shoqatës, ju kishit problemin e ruajtes së mollëve dhe këtë problem ua zgjodhi organizata Intercooperation, me të cilën tani jemi duke bërë dizajnimin e një plani më të mirë për ruajtjen e prodhimeve që juve do t’u krijonte mundësi edhe më të mira për rritje dhe ruajtje të prodhimtarisë, si dhe t’ua zgjaste edhe më shumë periudhen e shitjes.

Ndërsa, kryetar i KK-së së Burimit z.Haki Rugova, tha se e gëzon fakti që ka organizime të tilla, ku manifestohet rezultati i një punë intensive dhe shprehu gatishmërinë e mëtutjeshme për t’i mbështetur në këtë veprimtari.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe përfaqësuesit e kompanisë “Elkos Group”, të cilët nënshkruan edhe një kontratë për blerjen e mollëve nga Shoqata e Pemëtarëve të Kovragës “Pema”.

Ministria e Bujqësisë është duke e implementuar programin e granteve investuese për nënsektorët e hortikulturës, përkatësisht pemtarinë, perimtarinë dhe vreshtarinë dhe shuma e projekteve të miratuara deri me tani arrinë vlerën 2.587.177€, e cila nga ana e Ministrisë së Bujqësisë do të mbështetet në masën prej 50%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)