13 Gusht 2020

Fermerët llapjanë do ta kenë mbështetjen MBPZHR-se

Prishtinë, 8 korrik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë vizituar kultivuesit e pemëve të imta dhe blegtorët e kësaj komune, për të parë nga afër ecurinë e aktiviteteve bujqësore të këtyre fermerëve.

“Në programet mbështetëse përmes granteve investive dhe subvencioneve do ta përkrahim prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale në këtë komunë, duke ndikuar kështu në rritjen e sasisë dhe cilësisë së këtyre prodhimeve”, ka thënë Ministri Mustafa.

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari falënderoi Ministrin Mustafa për mbështetjen e tij të vazhdueshme për prodhuesit bujqësor të këtij rajoni dhe theksoi se vetëm përmes kësaj përkrahje këta prodhues mund t’i tejkalojnë edhe sfidat me të cilat ata janë përballur gjatë muajve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)