19 Mars 2024

Fermerët goditen rëndë nga uragani Florence

Washington, 17 shtator - Fermerët në Karolinën së Veriut mund të jenë mes të goditurve më rëndë nga uragani Florence. Një fermer thotë se shirat po dëmtojnë një pjesë të rëndësishme të duhanit që ai ka mbjellë, që do të ndikojë tek fitimet e tij.

“Gjethet e duhanit kanë mbuluar tokën nga erërat e forta. Ndërsa kjo këtu është mavijosur nga forca e erës dhe pas pak ditësh do të thahet”, thotë Kent Revels, fermer i plantacioneve të duhanit në Fuquay Varina të Karolinës së Veriut.

Ai thotë se mund të humbasë gjysëm milion dollarë nga dëmtimet e të mbjellave, nëse shirat nga uragani Florence nuk pushojnë së shpejti.

Uragani goditi në një kohë veçanërisht të keqe, atëherë kur korret duhani. Megjithë përpjekjet para stuhisë, Kent korri vetëm 60 përqind të plantacioneve.

“Do të duhet katër ose pesë ditë që të futemi në fushë, çfarë do të thotë se shumë bimë do të thahen. Ndoshta deri atëherë, bimët e mbetura nuk do të kenë më vlerë.” - thotë fermeri Kent Revels.

Fermeri Kent Revels po përdor traktorin e tij për të prodhuar energji elektrike, pasi stuhia ka ndërprerë rrymën:

“Në këtë hangar thajmë gjethet e duhanit për afro tetë ditë.”

Është shumë shpejt për të ditur se cili do të jetë dëmi i përgjithshëm. Një specialist në atë shtet tha se humbjet mund të shkojnë deri në 300 milionë dollarë, për shkak se stuhia po kalon shumë ngadalë.

“Ndoshta do të jenë miliarda dollarë humbje në të dy Karolinat, vetëm në sektorin e bujqësisë”, thotë fermeri Revels.

Kent ka siguracion për të mbjellat, por thotë se mund të mbulojë vetëm shpenzimet.

“Është si puna e bixhozit. Investon dhe mbjell pantacionet dhe shpreson të kesh të korra për të patur fitime. Ka raste kur nuk arrin deri në fund dhe korrjet ndërpriten nga një stuhi.”- thotë fermeri Kent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)