04 Dhjetor 2020

Faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të ushqimit në botë

New York, 3 janar - Viti 2010 përfundoi me rritjen e vazhdueshme të çmimeve në shumë pjesë të botës dhe me rezerva ushqimore jo të bollshme. Kjo ka i bërë disa ekspertë të shqetësohen se ndonjë krizë tjetër mund t’i ngrejë çmimet e ushqimeve në nivelet që shkaktuan dhunë në 2008-ën.

Në 2008-ën, shpërthyen demonstrata në mbi dhjetë vende, kur çmimet e ushqimeve arritën nivele rekord. Në 2010-ën, moti i mirë solli të korra më të mira dhe çmimet ranë.
Por në shkurt, kreu i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, Zhak Diuf  tha për Zërin e Amerikës se rreziku nuk kishte kaluar.

\"Të gjithë faktorët e tjerë që çuan në rritjen e çmimeve vazhdojnë të ekzistojnë dhe nuk kanë ndryshuar.\"

Zoti Diuf tha se biokarburet ende konkurrojnë me prodhimet bujqësore. Një e treta e misrit amerikan këtë vit u përdor për prodhimin e etanolit.

Çmimet e energjisë vazhdojnë të mbeten të larta, dhe kjo ndikon tek çmimi i ushqimeve.
Popullsia e botës vazhdon të rritet dhe moti është i paparashikueshëm. 

\"Pra nëse do të kemi probleme të mëdha me reshje apo thatësira në vendet kryesore eksportuese, atëherë kthehemi edhe një herë ku ishim.\"

Pastaj thatësira në rajonin e Detit të Zi pakësoi prodhimin e grurit në Rusi me një të tretën. Në gusht, Rusia e ndaloi eksportin e grurit, dhe kjo e keqësoi situatën, thotë Shenggen Fan. Ai kryeson Institutin e Kërkimeve për Politikat Ndërkombëtare të Ushqimit.

\"Thatësira  e detyroi Rusinë të ndalonte eksportet. ...Dhe ndalimi i eksporteve ruse bëri që çmimi të rritej.”

Çmimet ndryshojnë sipas rajonit. Megjithatë, Organizata e Ushqimit the Bujqësisë thotë se çmimet globale të grurit dhe misrit janë rritur gati 50 për qind gjatë vitit të kaluar.
Ekspertët parashikojnë që çmimet të rriten më shumë vitin e ardhshëm.

Ata ende nuk janë kthyer aty ku ishin para dy vitesh, falë rezervave të drithërave që ishin më të mëdha këtë vi,t se sa në 2008-ën. Por zoti Fan thotë se nuk ka garanci për vitet e ardhshme.

\"Mendoj se duhet të marrim masa urgjente. Nëse nuk e bëjmë këtë, ju garantoj se do të kemi një krizë tjetër.\"

Fan thotë se në të ardhmen bota do të duhet të ushqejë një numër më të madh njerëzish me më pak tokë, ujë dhe burime të tjera, prandaj vendet duhet t’i ndihmojnë bujqit e tyre të bëhen më produktivë.

Por tani për tani, tregjet po ndjekin me vëmendje motin në Amerikën e Jugut. Të korrat e e dobëta atje mund t’i ngrejnë çmimet akoma më shumë. Kthimi tek çmimet e 2008-ës nuk është i pashmangshëm, thotë ekonomisti Xhon Anderson. 

\"Me të vërtetë që çmimet mund të jenë më të larta tani, por mendoj se është herët të thuhet se situata e atëhershme do të përsëritet patjetër në të njëjtat përmasa.\"

Anderson thotë se bujqit u janë përgjigjur çmimeve më të larta duke mbjellur më shumë. Dhe me parandalimin e katastrove natyrore, çmimet duhet të ulen.
Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që bujqit janë përballur me këtë sfidë.

\"Kemi pasur popullsi në rritje dhe burime të kufizuara gjatë 10 mijë vjetëve të fundit, por kemi arritur ta menaxhojmë situatën përmes novacioneve dhe përmirësimeve në teknologji.\"

Megjithatë, do të marrë kohë, para se përmirësimet të ndikojnë tek çmimet në treg, - thotë ai. Ndërkohë, ai pret që çmimet e ushqimeve të rriten pak gjatë muajve të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2020 - Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special - krimet e rënda me c'rast avokati mbrojtës do te jep deklaratë për mediet pas seancës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet. (Takim virtual, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e Artan Qerkinit përfaqësues i Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, “Përgjigje në ftesën për të dëshmuar para Komisionit për Legjislacion” si dhe njoftohet me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyong, për emërimin e Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit  Mbikëqyrës  të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:15)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Tek objekti i Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)

- Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak  të Serbisë, ora 12:00)

- Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë” pasi qe në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë - shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoren e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”. (Para Pallatit të Drejtësisë, ndërtesa A, ora 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ku pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)