19 Mars 2024

Elhami Hajdari ka përfunduar mandatin si kryeshef i AZHB-së

Prishtinë, 23 janar - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Themelore Ac. Nr.1518/2018 të datës 18.10.2018. për kthimin në punë të Elhami Hajdarit dhe kompensimin e tij në pagë, por nuk e ka njoftuar Gjykatën e Apelit për implementimin e vendimit përmbarues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, prandaj ky vendim llogaritet i implementuar.

Ndërkaq, pas kthimit të tij në punë, ai është pezulluar prapë dhe ky pezullim ka mbetur në fuqi deri në përfundim në  mandatit të tij, sipas Vendimit Nr. ZKM. 06/81 të datës 21.03.2016, që sipas këtij vendimi Elhami Hajdari më datë 23.03.2019 e ka përfunduar mandatin si kryeshef i AZHB-së dhe i njëjti nuk mund të kthehet në vendin e punës, siç thuhet në shkrimin e  Kohës Ditore, pasi që edhe mandati në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës e ka të mbaruar.

"Pra, për hir të opinionit publik duhet sqaruar se Vendimi i Gjykatës së Apelit Ac. Nr. 645/19 më datë 20.12.2019, e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Ac. Nr.1518/2018 të datës 18.10.2018".

"Gjithashtu, për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim me Ref.Zsp. -14/20, Nr. 08/20 të datës 17.01.2020 për kompensimin e pagës gjatë pezullimit parandalues të rrogës së tij në vlerë prej 50 për qind", thekson MBPZHR.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)