26 Prill 2024

Eksportet ruse të drithërave do të tejkalojnë 20 milionë ton

Moskë, 6 tetor - Më 5 tetor të korrat e drithërave në Rusi përbëjnë 90 milionë ton. Kjo shifër është 30 milionë ton më e lartë se ajo e periudhës analogjike të vitit të kaluar, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në mbledhjen e kabinetit të ministrave.

Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se tani për tani janë korrur vetëm 88% të sipërfaqeve të mbjella.

“Sipas vlerësimeve aktuale, gjithsej këtë vit do të mblidhen rreth 95 milionë ton drithëra, prej të cilave 60 milionë ton grurë\", - theksoi Kryetari i qeverisë.

Mbi bazë të parashikimeve të Bashkimit rus të prodhuesve të drithërave, eksportet e drithërave këtë vit mund të arrijnë në 20-23 milionë ton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)