29 Shkurt 2020

Ekipet e MBPZhR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Prishtinë, 6 shkurt - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dërguar në terren ekipin e saj, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Istogut, do të evidentojë dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga erërat e forta, që kanë mbretëruar mbrëmjen e kaluar në këtë rajon.

Me këtë rast, ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, ka thënë se duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren, me ç’rast këto zona të vendit janë dëmtuar nga erërat e forta, ministria që ai drejton, përmes këtyre ekipeve, do të evidentojë dëmet e krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Raportimet preliminare tregojnë për dëme kryesisht në serrat dhe stallat e fermerëve të këtij rajoni."

"Ekipet tona do të monitorojnë dhe vlerësojnë këto dëme dhe si Ministri do analizojmë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët tanë drejt rikuperimit sa më shpejtë”, ka thënë ministri Mustafa. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)