26 Prill 2024

Djathi zviceran ia sheh sherrin frangut të fortë

Bernë, 25 korrik - Si pasojë e frangut të fortë dhe euros së dobët, eksporti i djathit "Emmentaler" nga fillimi i vitit ka rënë për 19.5 %.

Të gjitha degët ekonomike që eksportojnë mallra ankohen se valuta e fortë e Zvicrës po u shkakton dëme të mëdha financiare. Po kështu edhe industria e djathit është në hall me eksportin e prodhimit të vet.


Në veçanti probleme paraqiten me eksportimin e djathit të njohur “Emmentaler”. Prodhimi i këtij djathi kushton shumë sepse i tëri paguhet me frangun e fortë të Zvicrës, kështu, çmimi i tij i shitjes është detyrimisht i lartë.


Çmim që nuk mund të përballohet nga blerësit e vendeve që përdorin valutën e euros, e cila aktualisht ka kurs shumë të ulët.

 
60 për qind e djathit shitet jashtë vendit, pra me euro.


Siç bën të ditur emisioni Tagesschau, si pasojë e frangut të fortë dhe euros së dobët, eksporti i Ementaler nga fillimi i vitit ka rënë për 19.5 %.

 
Po ashtu ky lloj djathi është duke u prodhuar me tepricë, ndërkohë që, për shkak të dështimit për ta shitur jashtë vendit, nga fillimi i këtij viti tashmë janë mbyllur pesë punëtori për prodhimin e djathit emmentaöer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)