12 Prill 2021

Çmimet e ushqimit në janar më të larta në 6 vite

Romë, 5 shkurt - Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) ka bërë të ditur se çmimi global i ushqimit arriti mesataren më të lartë mujore në janar që nga korriku i vitit 2014 pas një rritjeje të qëndrueshme tetë-mujore .

Indeksi i Çmimit të Ushqimit FAO regjistroi rritje me 4.3 për qind ose 4.7 pikë, nga dhjetori i vitit 2020, mesatarisht 113.3 pikë në janar.

Fitimet e mëdha tek nën-indekset e sheqerit, drithërave dhe vajrave bimorë nxitën rritjen ndërsa vlerat e mishit dhe qumështit ishin gjithashtu në rritje, megjithëse në një masë më të vogël.

Kjo shifër është një indeks i rëndësishëm nga tregtia që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

Me një rritje prej 8.1 për qind nga muaji i kaluar, indeksi i çmimit të sheqerit u rrit më së shumti ndërsa kërkesa e fortë globale e importit nxiti shqetësimet për shkak të rënies së disponueshmërisë.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave FAO në janar regjistroi një rritje të ndjeshme mujore prej 7.1 për qind, të udhëhequr nga çmimet ndërkombëtare të misrit.

Muajin e kaluar, indeksi i çmimit të vajit bimorë u rrit me 5.8 për qind në nivelin e tij më të lartë që nga maji i vitit 2012.

Me rritjen e tij tetë-mujore radhazi, indeksi i çmimeve të qumështit FAO u rrit në 1.6 për qind gjatë kësaj periudhe.

Indeksi i Çmimeve të Mishit FAO shënon rritje për katër muaj radhazi, me 1 për qind nga dhjetori i vitit 2020 për shkak të importeve të shpejta globale të mishit të shpezëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)