27 Prill 2024

BB jep 20 milion dollarë kredi të butë për bujqësn e Kosovës

Prishtinë, 26 korrik - Sot Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore kanë finalizuar një projekt të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen. Banka Botërore në qershor ka miratuar një kredi të butë në vlerë prej 20 milion dollarë me zero normë interesi dhe 20 vite periudhë maturimi.

Projekti i zhvillimit rural dhe bujqësor  në Kosovë do të fillojë në janar të viti 2012 dhe do të përfundojë në korrik të vitit 2017 – theksoi kryeministri Thaçi pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes për financimin e projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural


Sot Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore po finalizojnë një projekt të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen, Banka Botërore në qershor ka miratuar një kredi të butë në vlerë prej 20 milion dollarë me zero normë interesi dhe 20 vite periudhë maturimi. Projekti i zhvillimit rural dhe bujqësor  në Kosovë do të fillojë në janar të viti 2012 dhe do të përfundojë në korrik të vitit 2017.

 

Objektivi i projektit është nxitja e konkurrencës dhe zhvillimi i sektorëve të blegtorisë dhe hortikulturës gjatë viteve të ardhshme në bazë të strategjisë për zhvillimin e bujqësisë. Në nivel kombëtar projekti do të ndihmojë në zhvillimin e kapaciteteve brenda ministrisë së bujqësisë, ndërsa në nivelin lokal do të mbështeten pronarët e fermave si dhe potencialet e agro përpunimit.

Po ashtu projekti synon të nxis rritjen ekonomike dhe konkurrencën në sektorin e bujqësisë duke stimuluar produktivitetin dhe për të ngritur standardin jetësor të komunitetit rural.

 

Falënderoj Bankën Botërore dhe shefin e Bankës Botërore këtu në Prishtinë z. Nayak për një bashkëpunim të mirë me Qeverinë e Kosovës.  Qeveria e Republikës së Kosovës do ta trajtojë bujqësinë si prioritet në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Me këtë rast falënderoj edhe ministrin Stavileci për punën e mirë dhe të shkëlqyeshme që ka bërë për realizimin e këtij projekti. 

 

Nga ana e tij, z. Ranjit Najak ka falënderuar kryeministrin Thaçi dhe ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci lidhur me këtë projekt të rëndësishëm për bujqësinë kosovare.

 

“Projekti për zhvillimin rural dhe të bujqësisë është miratuar në Uashington dhe do të mbështesë këtë sektor në përputhje me politikat evropiane të UNOPS-it. Shpresoj se ky projekt të zhvillohet sa më shumë sepse është projekt i rëndësisë së madhe kombëtare”, theksoi Ranjit Najak.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)