01 Dhjetor 2020

Arrestohen 2 persona për prodhim dhe shitje të mishit të prishur

Pejë, 8 shkurt - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, dje rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974).

Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kg mish i cili nuk kishte vula të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.

Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë, dhe kishte ngjyrë jo normale.

E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë.

Për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë A. Zh.(1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregulltë.

Po ashtu me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor - Pejë, për deri ishin në asistim të inspektorëve të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vule te AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt.

 Për ketë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qene gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes deri sa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim.

I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)