21 Shtator 2018

Aplikimi i teknologjisë së informacionit përmirëson menaxhimin e pyjeve

Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi zbatimin e Teknologjive të Informacionit  dhe  Komunikimit në sektorin e pylltarisë, që është organizuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Gjatë fjalimit të tij, ministri Rikalo theksoi se aplikimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në pylltari është shumë i rëndësishëm.

“Aplikimi i kësaj teknologjie do të përmirësonte nivelin operacional, efikasitetin dhe efektivitetin në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve e bashkë me këto do të bënte harmonizimin e sektorit pyjor me iniciativa globale”, ka thënë ministri Rikalo.

Ai po ashtu ka treguar se TIK-u ne sektorin pyjor është duke u zbatuar në hartimin dhe monitorimin e burimeve pyjore dhe kërcënimeve mjedisore e po ashtu edhe në ngritjen e vetëdijes për zbatimin e praktikave të qëndrueshme pyjore.

“Në zbatimin e këtyre teknologjive duhet të përfshihen edhe politikat e përshtatshme dhe ligjet për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve pyjore”, tha ministri Rikalo.

Me këtë rast, ai ka theksuar se edhe në një studim të Bankës Botërore është paraqitur nevoja e aplikimit të TIK-ut në të gjitha aspektet e menaxhimit të pyjeve.

”Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se ka nevojë për një kornizë të mirë politike, identifikimin adekuat të nevojave teknologjike, hartimin e aplikacioneve të përshtatshme, identifikimin e çështjeve të sigurimi të të dhënave dhe sigurimin e blerjeve nga ata që menaxhohen nga burimet pyjore”, tha ai.

Nga kjo konferencë, ministri Rikalo u shpreh se pret rezultatet për krijimin e një  rrjeti rajonal të praktikantëve të teknologjive të informacionit dhe komunikimit në pylltari, si dhe platform që do të krijonte mundësinë e mbledhjes së informatave dhe ekspertëve të pylltarisë, të cilët do të punojnë së bashku për zbatimin e TIK me qëllim të menaxhimit të qëndrueshëm të sektorit pyjor.

Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin e Finlandës për mbështetjen që ofron në zhvillimit e sektorit pyjor në vend. 

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)