26 Prill 2024

Ahmeti viziton komunën Manheim të Gjermanisë

Prishtinë, 27 qershor -  Një delegacion i Komunës së Prishtinës, me në krye Shpend Ahmetin, vizituan komunën Manheim të Gjermanisë, me ftesë nga kryetari i kësaj komune.

\"Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i bashkëpunimit në mes të qytetit të Prishtinës dhe qytetit të Mannheim, me ç’rast u diskutua konkretisht për fushën e kadastrit dhe për aftësim profesional në agrokulturë\", thuhet në një komunikatë të Komunës së Prishtinës.

Bëhet e ditur se në takimet me drejtorin e Regjistrit të Tokës dhe Kadastrit të qytetit të Mannheim, Dr.Grüninger, drejtoresha e Kadastrit, Nora Kelmendi ka prezantuar punën që është bërë në reformimin e kadastrit në Prishtinë.

\"Në këtë takim palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte konkrete në përdorimin e sistemit të avancuar të shënimeve kadastrale të qytetit-ALKIS\", thuhet në komunikatë.
 
Ndërsa, drejtori i Bujqësisë, Ferat Makolli, është takuar me drejtoreshën e shkollës “Helene Lange Schule/Fröbelseminar”, Krusten Bolm, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në aftësimin profesional në fushën e bujqësisë.

 

Gjatë vizitës në Manheim, Kryetari i Komunës së Prishtinës i shoqëruar nga anëtari i Bordit Këshillimor të Migracionit në Manheim, Tefik Ramadani, është takuar edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.

Rezultatet e para të bashkëpunimit në projektet konkrete pritet të vërehen deri në fund të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)