27 Prill 2024

AAK: Toka bujqësore në rrezik

Prishtinë, 7 korrik - Ruajtja e tokës bujqësore është një nga  problemet madhore, jo vetëm strategjike por edhe kombëtare që lidhet me të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Imer Rusinofci Koordinator i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se këtij brezi nuk i takon të bëjë çka të dojë me tokën bujqësore dhe të venë në rrezik kultivimin dhe avancimin e bujqësisë, pasi që kjo u takon brezave në kontinuitet.

"A është menduar vallë se me çka do të ushqehet ky popull në të ardhmen? Shtetet e zhvilluara po i bëjnë prita detit për të fituar tokë bujqësore, ndërsa ne i zëmë ato dhe dita - ditës po e zvogëlojmë fondin e tyre që do të siguronte mundësi për zhvillim dhe mirëqenie", ka theksuar Rusinofci.
 
Gjatë vëzhgimeve në terren në të gjitha drejtimet vërehen peizazhe të zymta bujqësore, toka të lëna djerrë, të mbushura me ferra ose aty-këtu ndonjë kultivim primitiv që nuk i përket bujqësisë kosovare, jo vetëm se ajo ka kushte për zhvillim, ka një traditë të lashtë, porse është edhe degë më rëndësi e ekonomisë së vendit për zhvillim ekonomik.

Grupi punues për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural i AAK-së, konsideron se bujqësia në Kosovë duhet të ringjallet dhe efektivisht mund të ndikoi në konsolidimin e ekonomisë së vendit.

Qeveria e Kosovës, sipas Rusinofcit nuk ka një program afatgjatë legjislativ të zbatueshëm, i cili do të ishte parakusht kryesor për zhvillimin e bujqësisë që do të shërbente si bazament afatgjatë për politikën bujqësore.

"Programi zhvillimor i bujqësisë duhet të pasqyron gjendjen ku jemi, ku do të arrijmë, si do të arrijmë dhe nuk duhet të jetë trajtim teorik dhe epirik, porse ai duhet të jetë program global afatgjatë, ku një administratë shtetërore do të mund të orientohej në veprimtarinë e tij", ka pohuar ai.
 
Për AAK-në, problemi më madhor i bujqësisë në Kosovë është ruajtja, mbrojtja, vënia nën efiçiencë dhe pronësia e tokës.

"Toka është një problem strategjik jo vetëm për bujqësinë si sektor, porse është një problem kombëtar, që lidhet me të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Duhet bërë kjo sa më parë duke pasur parasysh problemet alarmante që po ndodhin (shpërdorimi, shkatërrimi, dhunimi i tokës dhe tjetërsimi i egër i saj)."

 Roli i ruajtjes së tokës bujqësore, lidhet jo vetëm nga sipërfaqja e kufizuar e saj që kemi, por edhe për faktin se ne nuk mund të konkurrojmë me prodhim automobilash, kompjuterësh etj., porse me bujqësi mund të bëjmë diçka, të paktën të nalojmë këtë shkallë marramendëse të importit të prodhimeve bujqësore nga Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia etj. Deri me tani nuk jepet një pasqyrë se çka po ngjet me tokën bujqësore, porse mbahen disa pika referimi nga statistikat e vjetra të bujqësisë sa kishim fond të tokës, pa u  ditur aveniri i saj.
 
Grupi punues për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural i AAK-së, ua bënë me dije se jemi një nga vendet më ma pak tokë bujqësore për kokë të banorit, porse sot askush nuk e di saktësisht sa është sipërfaqja reale e tokës bujqësore për kokë të banorit në Kosovë, sepse askush nuk punon në ketë drejtim.

Por e keqja sipas AAK-se nuk është vetëm pse kemi pak tokë, porse edhe ketë qe e kemi po e rrudhim, po e ngushtojmë, po e shkatërrojmë dhe po tregohemi të pamëshirshëm ndaj fondit të tokës, ndërsa dihet fakti se toka është një mjet që prodhon vazhdimisht, mjafton atë ta mirëmbajmë dhe kultivojmë. Këtij brezi nuk i takon të bëjë çka të dojë me tokën sepse toka bujqësore u takon brezave në vazhdimësi.
 
Departamenti punues për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural i AAK-së, konsideron se toka në Kosovë nuk po shkatërrohet vetëm nga lëvizjet e pakontrolluara, porse edhe nga ndërtimet e ndryshme si: pompa të benzinës, hotele, motele, magazina, betoniere etj., të ndërtuara në tokat më të mira bujqësore, ndërkohë që këto mund të bëheshin në zonat tjera më pak prodhuese.  .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)