22 Janar 2021

10 fermer lipjanas pajisjen me mekanizëm bujqësor

Lipjan, 2 dhjetor - Komuna e Lipjanit në bashkëfinancim me IADK sot ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për 10 përfitues, fermer të Komunës së Lipjanit.

Me këtë rast, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti uroj fermerët përfitues dhe tha se kjo është një ndihmës shtesë për fermerët lipjanas sepse se komuna do të vazhdoj me përkrahje dhe bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Zenel Bunjaku nga IADK falënderoi Komunën e Lipjanit dhe Kryetarin Imri Ahmeti për bashkëpunimin e treguar.

IADK po ashtu ka ofruar këshilla praktike, trajnime dhe vizita të ndryshme me qëllim që përfituesit të kenë mundësi të gjenerimit të të ardhurave dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre në sektorin e bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)