08 Maj 2024

Zyrtarët kosovarë mund të vizitojnë Serbinë sipas normave ndërkombëtare

Beograd, 30 korrik - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se zyrtarët kosovarë mund të vizitojnë Serbinë qendrore nëse thirren në marrëveshjet për vizita dhe me kusht që funksioni i tyre ekziston sipas rregulloreve ndërkombëtare.

"Të gjithë zyrtarët që ekzistojnë sipas normave ndërkombëtare mund të thirren lirisht në marrëveshjet për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre. Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla", tha Gjuriq duke iu refereuar Kosovës.

Ai i bëri këto komente për gazetën serbe Veçernje Novosti.

Autoritetet në Serbi, së voni, nuk i kanë lejuar hyrjen ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka kërkuar të vizitojë Novi Pazarin, me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)