26 Prill 2024

UNFPA lanson raportin "Gjendja e Popullsisë Botërore 2018"

Prishtinë, 29 tetor - Zyra Fondit te Kombeve të Bashkuara për Popullaten (UNFPA) në Prishtinë bën lansimin e raportit "Gjendja e Popullsisë Botërore 2018" i titulluar " Të Drejtat Riprodhuese dhe Tranzicioni Demografik".

Akterët relevantë siç janë UNFPA, anëtarët e Parlamentit si komisioni për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Institucioni i Avokatit të Popullit, Grupi i Grave Deputete, Organizatat e Shoqërisë Civile, Mediat etj. do të kenë mundësi të diskutojnë lidhur me situatën e “Të Drejtave Riprodhuese dhe Tranzicionit Demografik në Kosovë dhe në nivel global”.

Përmes kësaj tryeze UNFPA dëshiron të avokojë më tutje që liria e zgjedhjes të bëhet realitet, duke i dhënë përparësi qasjes universale në kujdes cilësor të shëndetit riprodhues, duke përfshirë kontraceptivët modernë; edukimin seksual të përshtatshëm për moshën; avokimin për ndryshim në qëndrimet e burrave për të mbështetur të drejtat dhe aspiratat e grave dhe vajzave; dhe mundësinë që çiftet të vendosin nëse, kur dhe sa fëmijë, dëshirojnë t’i kenë, duke mundësuar kështu një ekuilibër më të madh në punë dhe në jetë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)