27 Prill 2024

Trump serish paralajmëron Korenë e Veriut

Washington, 16 nëntor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Korenë e Veriut se bota nuk do të lejojë, siç tha ai, "shantazhin bërthamor" dhe u zotua se do të ketë fushatë globale, me "presion maksimal" mbi Phenjanin.

"E kam bërë të qartë se nuk do të lejojmë që kjo diktaturë e shëmtuar ta mbajë botën peng të shantazhit bërthamor", tha Trump në një deklaratë televizive, pas kthimit nga turneu 12-ditësh në Azi.

Trump tha se lideri i Kinës, Xi Jinping, është zotuar se do të përdorë presionin ekonomik mbi Phenjanin për të arritur denuklearizimin e Veriut.

Phenjani, muajt e fundit, ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

Trump tha se Washingtoni e ka bërë të qartë se të gjitha opsionet kundër Veriut "mbeten në tavolinë".

Gjatë turneut në Azi, Trump ka vizituar edhe Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vjetnamin dhe Filipinet.

Udhëtimi i tij është dominuar nga kriza bërthamore ne Korenë e Veriut dhe tregtia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)