14 Tetor 2019

Trump dhe Merkel diskutojnë për Ballkanin dhe kufirin Kosovë - Serbi

Berlin, 28 gusht - Zëdhënësi i Kancelares gjermane, Steffen Seibert njoftoi se Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar në një bisedë telefonike lidhur me situatën në Siri, Ukrainë, por janë ndalur në mënyrë të veçantë edhe te Ballkani Perëndimor dhe kufiri Kosovë - Serbi.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citon Seibert të pohojë se, dy udhëheqësit kanë ndarë shqetësimet e tyre mbi situatën në Ballkan, pa dhënë shumë hollësi.

Biseda vjen në një kohë intensifikimi të debateve rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh, e dallimeve në qëndrimet amerikane e gjermane rreth kësaj çështjeje.

Përmes këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, u mësua cili është qëndrimi zyrtar i Amerikës për këtë çështje: nëse palët merren vesh, Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë në rrugën e tyre.

Ndërkohë, Merkel deklaroi më herët gjatë muajit se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, qëndrim ky të cilit i bën jehonë edhe Britania e Madhe.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshjeje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)