22 Tetor 2018

Thellohet bashkëpunimi rajonal në fushën e qeverisjes lokale

Shkup, 31 maj - Roli i bashkëpunimit në mes të dy apo më shumë komunave është tejet i rëndësishme duke rritur potencialin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal.

Në këtë frymë Instituti KLGI, në kuadër të programit në ‘Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme (SSSM)’, ka mbajtur trajnimin modular tre-ditor (28-30 mars) me zyrtarë komunalë, njëherësh organizoi vizita studimore në komuna në Republikën e Maqedonisë.

Vizitat kishin për synim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit strategjik, përkatësisht adresimin dhe njohjen e praktikave të Maqedonisë në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal.

Në ditën e parë, delegacioni pati dy takime të ndara, me ministrin për Vetëqeverisje Lokale, z. Suhejl Fazliu, dhe drejtoreshën Ekzekutive të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), znj. Dusica Persic.

Ministri Fazliu gjatë adresimit të tij u fokusa në tri fusha të rëndësishme përmes të cilave kjo Ministri synon të avancojë aktivitetet e saj, nisur nga decentralizimi pushtetit, zhvillimi i balancuar regjional dhe bashkëpunimi ndër-kufitar me fqinjët.

Ndërkaq drejtoresha Persic prezantoi rolin dhe punën e Bashkësisë në mbështetje të komunave, në veçanti për përfaqësimin dhe lobimin që Bashkësia bën në shërbim të fuqizimit të komunave në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në ditën e dytë të vizitës studimore delegacioni kosovar i prirë nga U.D Drejtor Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj, u pritën nga kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe kryesuesi i këshillit Resul Kaba.

Në takim u shtruan shumë çështje nisur nga funksionimi i komunës, projektet zhvillimore, bashkëpunimi ndër-komunal, ndërmarrjet publike, zhvillimi ekonomik lokal e deri tek planifikimi strategjik.

Kryetari i komunës së Strugës, Merko i informoi për zhvillimin e komunës dhe për funksionimin e Këshillit Komunal.

Ai njoftoi pjesëmarrësit për hapat që ka ndërmarrë kjo komunë në nxitjen dhe thithjen e investimeve direkte.

Ndërsa, Besnik Muçaj falënderoi për pritjen në këtë takim si një nismë e përbashkët në fuqizimin e lidhjes dhe relacioneve në mes të komunave së Republikës së Maqedonisë dhe atyre të Republikës së Kosovës.

Muçaj foli me interes për formën e bashkëpunimit ndër-komunal dhe u interesua për projektet zhvillimore regjionale që përdorin komunat e Maqedonisë për projektet e mëdha investive.

Edhe në ditën e tretë të trajnimit modular që u zhvillua në Republikën e Maqedonisë, u trajtua dhe adresua roli i bashkëpunimit ndër-komunal (BKN) në ofrimin e shërbimeve, nxitja e zhvillimit rajonal dhe promovimi i tyre nga mediat.

Ligjërues në këto sesione të ndara ishin z. Besnik Muçaj, u.d. Drejtor Ekzekutiv i Institutit KLGI; z. Trim Berisha, Udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal nga MAPL dhe znj. Kaltrina Ajeti, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Kosovar të Mediave dhe Komunikimit.

Përfituesit e këtij programi të avancuar gjatë vizitave dhe trajnimit modular u njohën me qasjen e aspektit legjislativ dhe institucional lidhur me konceptin e bashkëpunimit ndër-komunal.

Në fund të sesioneve trajnuese, pjesëmarrësit përmes punës në grupe shkëmbyen eksperiencat dhe modelet në komunat përkatëse, njëherësh përmes punës praktike bënë identifikimin e fushave të BKN-së, përfitimet e BKN-së në ofrimin e shërbimeve dhe projektet e përbashkëta përmes BKN-së.

Programi mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2018 - Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ambasada Britanike në Kosovë në bashkëpunim me Asociacioni i Bursistëve Chevening të Kosovës organizon konferencën me titull “Qëndrimet dhe aftësitë që i duhen një lideri të shekullit 21.” (Hotel  Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, organizuar nga Kryeprokurori i Shtetit. (Hoteli Emerald; ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konferencën për media në të cilën do të shpaloset platforma mbi organizimin e Projektit: “Dialogut bashkëkohorë i shekullit XXI”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”. (Objekti i AUK, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Akademise së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë. (Sheshi 21, ora 18:00)