17 Gusht 2022

Tërmeti prej 6.1 i shkallës ka vrarë të paktën 250 njerëz në Afganistan

Kabul, 22 qershor - Një tërmet i fuqishëm 6.1 i shkallës rihter ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe ka lënë dhjetëra të plagosur në Afganistan, raporton BBC.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet, ndërkohë që më shumë 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi,” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi .

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)