26 Prill 2024

Tërmeti me magnitude 8 shkallë të Rihterit ka goditur Meksikën

Meksiko City, 8 shtator - Një tërmet i fuqishëm me magnitude 8 shkallë të Rihterit ka rënë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës.

Epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, në gati 35 km thellësi. Një paralajmërim për tsunami u lëshua menjëherë për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin, ndërsa për brigjet perëndimore amerikane nuk është dhënë një masë e tillë.

Lëkundja e tokës u ndje e egër deri në Mexiko City, ku ndërtesat janë shkundur dhunshëm e njerëzit kanë vrapuar nëpër rrugë të përfshirë nga paniku.

Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nëse konfirmohet magnituda e tij prej 8-ballësh, atëherë ky tërmet do të jetë i të njëjtës fuqi me ata që kanë goditur vendin në vitin 1985 dhe 1995.

I pari e pati epiqendrën në afërsi të Mexico City dhe shkaktoi mijëra të vdekur. Bregu lindor i Meksikës sakaq po kërcënohet nga afrimi i uraganit Katia.

Stuhia e kategorisë së parë është rreth 300 km në juglindje të Tampico. Erërat e saj, sipas qendrës kombëtare të uraganëve, mbërrijnë shpejtësinë 140km/h.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)