10 Gusht 2020

Tërmeti 4,2 ballësh godet rajonin mesdhetar të Turqisë

Stamboll, 1 gusht - Një tërmet me magnitudë 4,2 ballë goditi rajonin bregdetar të Mesdheut të Turqisë.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAT) tha se lëkundjet ndodhën në orën 6:43 sipas kohës lokale, në thellësi prej 35,3 kilometrash.

Nuk janë raportuar viktima nga tërmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)