27 Prill 2024

Spanja paralajmëroi pezullimin e autonomisë se Katalonjës

Madrid, 20 tetor - Qeveria spanjolle paralajmëroi se të shtunën do të fillojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës, që i mundëson asaj pezullimin e autonomisë së Katalonjës.

Zyra e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, tha se të shtunën do të mbahet mbledhja e posaçme e qeverisë për fillimin e zbatimit të këtij neni.

Paralajmërimi pasoi deklaratat e udhëheqësit të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili tha se parlamenti i rajonit do të votojë për shpalljen e pavarësisë nga Spanja nëse qeveria qendrore nuk pajtohet për të biseduar.

Kryeministri Rajoy i kishte dhënë zotit Puidgemont një afat deri të enjten për të qartësuar nëse ai në fakt e kishte shpallur pavarësinë pas referendumit që u mbajt më herët gjatë këtij muaji.

Zoti Puidgemont, kishte shpallur simbolikisht pavarësinë, por duke e pezulluar atë në favor të bisedimeve me qeverinë ne Madrid.

Votuesit në Katalonja mbështetën pavarësinë në referendumin e një tetorit, por më pak se gjysma e votuesve të regjistruar morën pjesë në referendumin të cilin qevria e kryeministrit Rajoy e shpalli ta paligjshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)