14 Tetor 2019

Shumica e qytetarëve të BE-së mbështesin zgjerimin e BE-së

Bruksel, 10 gusht - Komisioni Evropian ka publikuar Eurobarometrin e fundit. Eurobarometri është themeluar në 1974 dhe çysh nga atëherë Eurobarometri mbledh të dhënat për çështje të ndryshme të BE-së dhe përkitazi me këtë përfaqëson disponimin e qytetarëve të BE-së.

Eurobarometri i fundit është përgatitur me anë të intervistave të zhvilluara nga 7 qershori deri më 1 korrik në 28 vende anëtare dhe vende kandidate. Në këtë drejtim, janë realizuar 27,464 intervista.

Në studimin e radhës Instituti EPIK ka analizuar të dhënat dhe trendët e fundit që dalin nga Eurobarometri.

Zgjerimi për herë të parë pas 10 viteve, shumica e qytetarëve të BE-së mbështesin zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e vendeve të reja.

Perceptimi pozitiv për BE-në ka mbërrij pikën më të lartë çysh nga viti 2009. 44% të qytetarëve të BE-së kanë besim më të madh në BE, se sa në qeveritë dhe parlamentet nacionale.  45% të qytetarëve të BE-së kanë perceptim pozitiv për BE-në. 61% e qytetarëve të BE-së janë optimist për të ardhmen e tyre.

Është arritur rekord i ri në përqindjen e qytetarëve që mendojnë se zëri i tyre është me rëndësi brenda BE-së, duke arritur nivelin prej 56%.

73% e qytetarëve të BE-së identifikojnë veten si qytetarët e BE-së.

Lëvizja e lirë dhe paqja në mes Vendeve Anëtare konsiderohen dy të rritura më të mëdha të BE-së.

Migrimi dhe ndryshimet klimatike janë dy çështje kryesore për qytetarët e BE-së. Sidoqoftë, përderisa migrimi vazhdon të shënoj rënie në rëndësinë e tij, ndryshimet klimatike tani për herë të parë konsiderohen si prioritet nga 1/5 e qytetarëve të BE-së, duke kaluar të gjitha prioritete të tjera për të zëne vendin e dytë.

Sa i përket çështjeve ekonomike, 49% të qytetarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike të BE-së si të mirë, ndërsa mbështetja për EURO brenda zonës EURO ka arritur rekordin e ri prej 76%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)