17 Qershor 2019

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është më si opsion

New York, 8 janar - Analisti amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se është e mundur të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë, por gjithçka varet nga vullneti politik i të dy palëve. Ndërsa thotë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion.

Ai thotë se vullneti politik në masë të madhe varet nga presidentët e dy shteteve.

“Është e pamundur të parashikohet nëse do të vendosin ta zgjidhin këtë çështje brenda këtij viti. Duket se Prishtina është më e padurueshëm se Beogradi për ta bërë këtë, por unë shpresoj se kjo do të ndryshojë, pas po bëhet e qartë se një zgjidhje e hershme është shumë më e mirë sesa pritja për anëtarësim në BE, kur të gjitha levat do të jenë me ata që e kanë njohur Kosovën”, tha Serwer.

Analisti amerikan, që njëherësh është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, duke folur për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion, përcjell Telegrafi.

“Duket se Vuçiq nuk dëshiron t’i japë Thaçit atë që ai ka nevojë, por gjithashtu duket se as Thaçi nuk dëshiron që t’i japë Vuçiqit atë që ai dëshiron dhe që i nevojitet për shkëmbim territorial (të popullatës)."

"Sipas mendimit tim, kjo është e mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, kurse idetë e këqija janë zombie, nuk vdesin, por duke lëvizur kërkojnë ndonjë politikan, diplomat ose profesor karrierën e të cilit mund ta shkatërrojnë”, tha Serwer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 qershor 2019 - Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me organizatën Caritas për “Kujdesin Socio-Shëndetësor, shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e Komunës së Prizrenit”. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)

- Komuna e Prizrenit organizon konferencë me temën “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës - Kundër Hidrocentraleve”. (Restaurant Fuad-As në fshatin Reçanë, ora 10:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Rexhë Gjonbalaj, ish Kryetar i Bordit të Drejtoreve të PTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë organizojnë Marshin e Refuzimit, i cili do të zhvillohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Marshi do të nis nga sheshi “Skënderbeu”, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Të flasim për ekonominë!" të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mbahet diskutimi në panel "kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë". (Shtëpia e Evropës, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj, baba i tre heronjve të kombit. (Kompleksi Memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla mban konferencë për media lidhur me punën 5-mujore dhe planifikimi për tre muajtë e ardhshëm i drejtorëve të Komunës. (Zyra e kryetarit të Komunës, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për të ndjerën Prof. Dr. Mandushe Berisha. (Fakulteti Filologjik, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton kërkesen e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njoftimi i Komisionit lidhur me vizitën e realizuar në Luginë të Preshevës si dhe diskuton lidhur me tekstet e reja shkollore e riorganizimin e shkollave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Lëvizja FOL organizon Forumin e FOL Hapur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Apostolova dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar ku temë diskutimi do të jetë ‘Etika në Administratën Publike”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Ajo" nga More Raça dhe "Martesa" nga Blerta Zeqiri. (Kino Armata, ora 20:00)