18 Shkurt 2020

SHBA vendosin sanksione të reja ndaj Iranit

Washington, 27 mars - Shtetet e Bashkuara të martën vendosën sanksione të reja ndaj një rrjeti prej 25 individësh dhe subjektesh në Iran, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të akuzuar për pastrimin e më shumë se një miliard dollarëve dhe eurove të përdorura nga Trupat e Rojes Revolucionare Iraniane dhe Ministria iraniane të Mbrojtjes, për të financuar terrorizmin në Lindjen e Mesme.

Departamenti i Thesarit tha se këto kompani kishin dërguar rreth 800 milionë dollarë në bankë, të cilat i kishin kaluar Rojes Revolucionare Iraniane, pjesëtareve të tyre, forcave Kude dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit. Paratë janë përdorur për të paguar pagat për punonjësit dhe luftëtarët e huaj, veçanërisht në Siri.

"Objekt i sanksioneve është një rrjet i gjerë kompanish kryesore dhe individëve të vendosur në Iran, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, me synimin për të prishur një skemë të përdorur nga regjimi iranian për të lëvizur në mënyrë të paligjshme fonde prej më shumë se një miliard dollarësh", thuhet në deklaratën e Thesarit.

Kjo masë po ashtu përfshin sanksione shtesë ndaj Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, ndaj së cilës ishin vendosur edhe më parë sanksione, si ndëshkim për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në sanksionet e reja shtohet përcaktimi për mbështetje ndaj terrorizmit.

Sanksionet e reja ndaj Iranit vijnë pasi administrata fuqizon atë që e quan një “fushatë të madhe" sanksionesh ndaj Iranit, e cila fokusohet sidomos tek pengimi i të ardhurave nga eksportet e naftës iraniane.

Të hënën, Departamenti i Thesarit rinovoi një paralajmërim për transportuesit ndërkombëtarë dhe operatorët e porteve, duke i këshilluar ata për sanksione të mundshme, nëse lejojnë çisterna iraniane në objektet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)