26 Prill 2024

ShBA ndërton bazë të përhershme ushtarake në Izrael

Telaviv, 20 shtator - Izraeli dhe ShBA-ja përuruan të hënën bazën e parë ushtarake në territorin izraelit, e cila do t'u shërbejë dhjetëra ushtarëve që veprojnë një sistem të mbrojtjes nga raketat.

Ky veprim vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve të Izraelit lidhur me zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Irani.

Baza e përhershme ushtarake e ShBA-së është vendosur pranë Shkollës së Mbrojtjes Ajrore të Izraelit, tha të hënën kreu i Mbrojtjes Ajrore, Gjeneral Brigade Zvika Haimovich.

Për hapjen e kësaj baze, të dyja palët kanë bashkëpunuar ngushtë për dy vjet, ndërsa pritet që të përfundojë dhe ndërtimi i infrastrukturës.

Gjeneral Haimovich nuk tha nëse trupat amerikane do të marrin pjesë në veprimtaritë ushtarake të Izraelit.

Izraeli dhe ShBA-ja kanë bashkëpunuar vazhdimisht mbi mbrojtjen ajrore dhe sistemin kundër raketave. Analistët mendojnë se Izraeli dhe SHBA-ja janë shumë të shqetësuar për programin e raketave balistike të Iranit, ndaj hapja e bazës ushtarake është reagimi i tyre i parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)