08 Maj 2024

SHBA ndërpren 1 miliard dollarë për ndihma në Pakistan

Washington, 5 janar - Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ShBA-ja do të pezullojë ndihmën e sigurisë në Pakistan.

"Sot, ne konfirmojmë se po pezullojmë... ndihmën e sigurisë në Pakistan. Deri sa qeveria pakistaneze të ndërmarrë veprime vendimtare kundër grupeve të rrjeteve Talebane-Afgane dhe Haqqani, të cilat ne i konsiderojmë destabilizuese për rajonin dhe që gjithashtu kanë vënë në shënjestër personelin amerikan në vend, Shtetet e Bashkaura do të ndalojnë dhënien e ndihmës së sigurisë për Pakistanin ".

Kjo lloj ndihme përfshiu fillimisht rreth 250 milionë dollarë amerikanë të destinuara për blerjen e pajisjeve ushtarake nga ShBA-ja. Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se shuma e saktë e ndihmës ndaj Pakistanit është ende duke u shqyrtuar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë, kanë akuzuar Islamabadin se nuk ka bërë mjaftueshëm përpjekje për të mbështetur nismën e ShBA-së kundër terrorizmit në Afganistan.

Trump pohoi gjithashtu se Pakistani ka strehuar në vende të sigurta terroristët.

Në përgjigje të deklaratave të ShBA-së, Islamabadi e ka thirrut ambasadorin e ShBA-së për ti shprehur protestën, duke mbrojtur përpjekjet e tij kundër të gjitha grupeve militante pa asnjë diskriminim.

Ministri i Mbrojtjes të Pakistanit, Khurram Dastagir, tha ditën e enjte se vendi është i përgatitur për çdo veprim të pazakontë nga Uashingtoni.

"Ne duhet që me ftohtësi të zhvillojmë strategjinë tonë, pasi kemi analizuar të dyja anët e administratës amerikane dhe sot, së bashku me ligjvënës të vendit, kemi diskutuar mbi këtë çështje. Ne nuk kemi asnjë dyshim dhe as frikë pasi siguria e Pakistanit është në duar të sigurta. Të vetmes gjë të cilës ne i trëmbemi është fakti se Amerika me të vërtetë mund të ndërmarrë vendime të jashtëzakonshme dhe të veprojë në dëmin tonë, por ne jemi të përgatitur për këtë."

Kina gjithashtu bëri thirrje për njohjen nga ndërkombëtarët të kontributit që ka dhënë Pakistani dhe sakrificave në luftën kundër terrorizmit në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)