20 Gusht 2019

SHBA fillon tërheqjen nga Siria

Washington, 12 janar - Duket se tërheqja amerikane nga Siria ka filluar, por se tani për tani, nuk po tërhiqet personeli prej rreth 2 mijë ushtarakësh amerikane, të cilët po ndihmojnë në luftën kundër Shtetit Islamik.

Një zyrtar i Pentagonit ka deklaruar për Zërin e Amerikës se tërheqja aktualisht përfshin "paisje dhe jo forca ushtarake".

Fillimisht ishte njoftuar nga vetë Pentagoni se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri ka filluar të largojë trupat nga vendi.

“Kemi nisur procesin e tërheqjes së planifikuar nga Siria", tha koloneli Sean Ryan, një zëdhënës i koalicionit amerikan i angazhuar në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

"Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë afate specifike, vendndodhje apo rreth lëvizjes së trupave."- tha ai.

Më parë këtë javë, këshilltari për Sigurinë Kombëtare Xhon Bolton bëri thirrje për mbrojtjen e milicisë së kurdëve të Sirisë, YPG-në si parakusht për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Deklarata shkaktoi zemërimin e Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe si pasojë ai refuzoi të takohej me zyrtarin amerikan.

YPG-ja është një aleat i rëndësishëm në luftën e Uashingtonit kundër Shtetit Islamik, por Ankaraja e konsideron atë si një grup terrorist, i lidhur me një përpjekjet për rebelim brenda Turqisë.

Trupat amerikane u përfshinë në luftën e Sirisë në vitin 2014, kohë kur në këtë vend mbërriti divizioni i parë eltitë me detyrën për të këshilluar luftëtarët e udhëhequr nga kurdët, të përfshirë në përpjekjet kundër grupit të Shtetit Islamik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)