26 Prill 2024

ShBA do të jetë bashkë me Kosovën në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar

Prishtinë, 26 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Londër në kuadër të shumë takimeve me personalitete të ndryshme, sot ka takuar drejtorin për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve, me të cilin bisedoi për situatën politike dhe për proceset zhvillimore në Kosovë.

Në takim me drejtorin Palmer, kryeministri Haradinaj vlerësoi lart rolin e ShBA-ve në avancimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

“Populli dhe institucionet e Kosovës janë shumë mirënjohës për ndihmën e pakursyer që ShBA-të,  kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha periudhat. Jemi me fat që kemi miqësi të veçantë me shtetin tuaj dhe për këtë jemi krenarë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, në zhvillimin ekonomik, dhe për hapjen e vendeve të reja të punës të cilat do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.

Nga ana e tij, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, tha se ShBA-ja do të vazhdojë që të jetë bashkë me Kosovën në rrugën e saj të forcimit të institucioneve dhe në proceset e konsolidimit ndërkombëtar të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)