26 Shtator 2020

Rumania lidere botërore për spiunim

Bukuresht, 1 Mars - Në Rumani ka së paku 60 agjentë të fshehtë në 100 mijë njerëz, shkruajnë mediumet.

Në numrin e njëjtët të banorëve, nga ana tjetër, në SHBA kanë nëntë, ndërsa britanikët vetëm gjashtë agjentë.

Dhimbjen e tanishme të spiunazhit politik në Rumani, mediumet e krahasojnë me të kaluarën, por edhe tani pohohet se gishtat e gjatë të Sekuritatesë së Çausheskut kanë mbetur në trashëgiminë post-revolucionare.

Madje 15 për qind e ish-agjentëve të fshehtë edhe tani punojnë për shërbimet e reja të fshehta.  

Sipas shkrimeve të mediumeve, shërbimi rumun ka shtatë shërbime të ndryshme të sigurisë, përderisa mesatarja në Evropë është tre, ndërsa ka edhe shtete, që kishin vetëm një shërbim të fshehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)