08 Maj 2024

Rritet alarmi për shpërthimit e vullkanit në Bali, mbyllet aeroporti

Bali, 27 nëntor - Autoritetet indoneziane e ngritën në nivelin më të lartë alarmin për shpërthimin e një vullkani në ishullin turistik të Balit dhe gjithashtu kanë mbyllur aeroportin ndërkombëtar duke anulur mijëra fluturime.

Që nga e shtuna nga mali Agung janë hedhur në ajër deri në mijëra metra largësi copa të hirit vullkanik. Aeroporti i vogël ndërkombëtar në ishullin fqinj Lombok gjithashtu u mbyll pasi era e dërgoi hirin në drejtim të lindjes.

Agjencia Kombëtare e Trajtimit të Fatkeqësive tha se aeroporti ndërkombëtar i Balit do të qëndrojë i mbyllur për 24 orë. Autoritetet shtuan se po konsiderojnë hapjen e aeroportit të martën, pas të bëjnë rivlerësimin e gjendjes.

Zyrtarët thonë se niveli i alarmit u ngrit në orën 6:00 të mëngjesit, sepse vullkani kaloi nga shpërthimet me avull në shpërthime magme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)