17 Shtator 2019

Qindra ushtarë të amerikan arrijnë në Gjermani

Washington, 20 mars - Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani, prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit të shpejtë, që synon rritjen e pranisë së NATO-s në Evropën Lindore në rast të një agresioni rus ose të emergjencave të tjera.

Zyrtarët e Pentagonit thotë se 350 ushtarë të Divizionit të Parë të Blinduar arritën në Berlin të martën, si pjesë e një grupi prej 1,500 vetësh që do të arrijnë këtë javë.

Ata do të shkojnë në Poloni, ku do të pajisen me tanke dhe mjete të tjera të rënda, që po sillen nga një objekt në Holandë.

Trupat amerikane do të zhvillojnë manovra të përbashkëta me forcat polake.

Ideja e strategjisë së "dislokimit dinamik të forcave" është që “forcat e gatshme për luftim" të sillen në Europë me shpejtësi, kur kjo të jetë e nevojshme.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Britania kanë tashmë njësi me përmasa batalioni në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00)  

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)   

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)