04 Tetor 2022

Putin merr hak ndaj 8 gjeneralëve të ushtrisë së tij

Moskë, 31 mars - Forcat ruse thuhet se janë përballur me strategji të dobët ushtarake, moral të ulët dhe nga rekrutët joprofesionistë që u detyruan të luftonin në pushtimin e Ukrainës.

Shtatë gjeneralë rusë kanë vdekur gjatë fillimit të konfliktit dhe vendi besohet se, ka shkarkuar tetë gjeneralë si hakmarrje për dështimet e tyre.

Ndërkaq, komandanti i ushtrisë gjenerali Vlaislav Yershov u shkarkua nga Putin, pasi njësia e tij ushtarake pësoi humbje të mëdha.

Përveç kësaj, gjeneral-koloneli Sergei Beseda, kreu i degës së inteligjencës së jashtme ka gjasa të jetë shkarkuar gjithashtu dhe është vendosur në arrest shtëpie.

Sipas raporteve të deklasifikuara të inteligjencës amerikane, presidenti rus ndihej sikur ishte "mashtruar" nga komandantët e tij, pasi ata nuk dhanë një raport të saktë të pushtimit.

Megjithëse Putin deklaronte rregullisht se përdorte "ushtarakë profesionistë" në konflikt, ai pranoi se, vendi kishte përdorur rekrutët e pa trajnuar. Kjo për shkak se ministria ruse e mbrojtjes "zbuloi disa raste të pranisë së rekrutëve".

Një zyrtar amerikan tha se Putin "as që e dinte se ushtria e tij po përdorte dhe po humbiste rekrutët", gjë që tregonte një dezinformim kundrejt tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)