26 Prill 2024

Presidenti Thaçi takohet me Presidentin amerikan Donald Trump

New York, 20 shtator - Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë të shtetit u pritën nga çifti presidencial amerikan, presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Presidenti Thaçi pati edhe një takim të shkurtër me presidentin Trump.

Kreu i shtetit e ka falënderuar presidentin Trump për mbështetjen personale për Kosovën.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Kosovës dhe së përkrahja e saj e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)