01 Maj 2024

Presidenti Thaçi kërkon njohjen e shteteve anëtare të Ligës Arabe

New York, 22 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në New York,  Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Kreu i shtetit e falënderoi sekretarin About Gheit për angazhimin e tij personal dhe të liderëve të vendeve të Ligës Arabe për forcimin e partneritetit të Kosovës më shtetet e Ligës Arabe dhe për afirmimin e Kosovës në vendet anëtare të kësaj organizate.

Në takim u diskutua edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e Afrikës Veriore që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)