26 Prill 2024

Presidenti Thaçi e ftoi presidentin Erdoğan që ta vizitojë Kosovën

New York, 20 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, u takua mbrëmë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York.

I shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, presidenti Thaçi i shprehu falënderimin presidentit Erdoğan për mbështetjen e gjithmbarshme të Turqisë dhënë Kosovës.

Ai tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për rolin e saj në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga vendet e tjera.

Kreu i shtetit ftoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi.

Presidenti Thaçi e ftoi presidentin Erdoğan që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt në funksion thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)