04 Gusht 2020

Osmani: Liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i papërmbushur i BE-së

Prishtinë, 6 nëntor - Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Përvec takimit me Komisionerin Hahn ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga Zv. Presidenti i Parlamentit, Wieland, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev si dhe Sekretari për Marredhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller.

Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u pritë nga Sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe nga Drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.

Në këto takime, Nënkryetarja Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re.

Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Republikën e Kosovës.

Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i papërmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)