21 Tetor 2018

Opozita në Malajzi fiton për herë të parë zgjedhjet pas 60 vjetësh

Kuala Lampur, 10 maj - Kampi opozitar i Malajzisë i udhëhequr nga ish-kryeministri Mahathir Bin Mohamad fitoi më shumë se gjysmën e vendeve të Dhomës së Përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 9 maj.

Rezultatet paraprake të shpallura nga Komisioni Zgjedhor, tregojnë se kampi opozitar munda ta formojë pa vështirësi qeverinë e re.

Kjo është hera e parë në 60 vjet që opozita malajziane fiton zgjedhjet. Sipas rezultateve paraprake, kampi opozitar mund të marrë mbi 112 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, mbi 50 për qind të vendeve të përgjithshme.

Numri i vendeve i fituar nga Koalicioni i Frontit Kombëtar në pushtet në këtë dhomë ka rënë ndjeshëm nga 133 në 79. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2018 - Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ambasada Britanike në Kosovë në bashkëpunim me Asociacioni i Bursistëve Chevening të Kosovës organizon konferencën me titull “Qëndrimet dhe aftësitë që i duhen një lideri të shekullit 21.” (Hotel  Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, organizuar nga Kryeprokurori i Shtetit. (Hoteli Emerald; ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konferencën për media në të cilën do të shpaloset platforma mbi organizimin e Projektit: “Dialogut bashkëkohorë i shekullit XXI”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”. (Objekti i AUK, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Akademise së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë. (Sheshi 21, ora 18:00)