03 Dhjetor 2020

OKB thirrje për parandalimin e dhunës në rritje kundër grave gjatë karantinës

New York, 6 prill - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Anotnio Guterres, bëri thirrje për parandalimin e dhunës në rritje kundër grave në disa vende që ndodhen në karantinë për shkak të koronavirusit.

Në një deklaratë me shkrim, Guterres theksoi se problemet ekonomike dhe sociale, si dhe kufizimet e shkaktuara nga COVID-19 kanë rritur gjithashtu edhe dhunën në familje në të gjithë botën.

Pasi vuri në dukje se numri i grave të ekspozuara ndaj dhunës në disa vende për shkak të karantinës në javët e fundit dhe numri i grave që kanë kërkuar ndihmë janë dyfishuar, Guterres i bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën ndaj grave në këtë proces.

Qendrat e strehimit duhet të qëndrojnë të hapura në mënyrë që gratë e ekspozuara ndaj dhunës të mund të strehohen theksoi Guterres duke shtuar se sistemet e gjyqësorit duhet të punojnë për të ndëshkuar abuzuesit por dhunës.

Sipas të dhënave të OKB-së, njoftohet se në javët e fundit janë rritur rastet e dhunës në familje dhe kundër grave në vendet si SHBA, Indi, Afrikë e Jugut, Francë, Turqi dhe Australi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)