04 Korrik 2020

Një tërmet me magnitudë 5.1 godet Iranin

Teheran, 24 maj - Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter goditi Iranin ditën e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar në provincën e Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në Iranin perëndimor, njoftoi Sondazhi Gjeologjik i ShBA.

Televizioni shtetëror nuk dha asnjë informacion të menjëhershëm në lidhje me viktima të mundshme ose dëme.

Irani shtrihet në një territor me aktivitet mjaft të lart sizmik dhe goditet shpesh nga tërmetet.

Në nëntor të vitit 2017, vendi është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3, i cili shënoi 630 viktima

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)