26 Prill 2024

Moti i keq shkakton kaos në Britani

Londër, 2 mars - Moti i keq, me dëborë dhe akuj nuk ka kursyer as Britaninë e Madhe, ndërsa mediat raportojnë se vendi është përfshirë në kaos.

1 Marsi duhet të ishte dita e parë e pranverës, por u shndërrua në ditën më të ftohtë të vitit, duke paralizuar jetesën normale në vend.

Në shumë autostrada qarkullohet me vështirësi, ndërsa rrugë të tjera janë të bllokuara. Nuk mungojnë as aksidentet e shumta në rrugë, si pasojë e ngricave, ndërsa i ftohti ka sjellë edhe disa Viktima. Jo vetëm në Angli, por edhe në Skoci e Irlandë situata nuk është aspak normale.

Në qytetet më të prekura nga dëbora, raportohet edhe zbrazje e supermarketeve, pasi njerëzit kanë nxituar të sigurojnë rezerva. Fotot e mëposhtme pasqyrojnë më mirë situatën që ka prodhuar i ftohti i acartë në Britaninë e Madhe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)