27 Prill 2024

Ministri Yagcilar në takimin Bordit Drejtues ndërkombëtar të ReSPA-s

Tiranë, 6 nëntor - Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në takimin e tetë të Bordit Drejtues në nivel ministror, në kuadër të organizimit ndërkombëtar të ReSPA-s, në Tiranë, ku janë të pranishëm edhe ministra nga vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe drejtues të OJQ-ve.

Ministrat dhe delegacionet nga vendet e rajonit: Shqipëri, Mali i zi, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia, paraqiten pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për administratën publike në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Yagcilar, duke falënderuar ReSPA-n për organizimin e këtij takimi dhe për kontributin e dhënë për shumë vite me radhë në fushën e administratës publike, për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha mes tjerash se "jam i bindur që ky takim do të na mundësoj forcimin e lidhjeve  shkëmbimin e përvojave dhe mënyrat e bashkëpunimit të ndërsjellë".

"Ndaj, në këtë takim të tetë të Bordit Drejtues të nivelit ministror të ReSPA-s, pres të diskutohen çështjet me rëndësi të veçantë për vendet a rajonit. Para se të prezantoj rrugëtimin e Kosovës në procesin reformues, më lejoni të theksoj se Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e rregullt të kabinetit qeveritar, më 13 tetor 2017 e ka miratuar nismën për aderimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të ReSPA.

Në vazhdim, ministri Yagcilar tha "Ashtu sikur vendet tjera e rajonit, edhe Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane, duke i realizuar objektivat si dhe parimet e administratës publike."

"Ne si Qeveri fokusohemi fuqishëm në zbatimin e reformave të nevojshme, përpiqemi të avancojmë administratën publike me një cilësi sipas standardeve të kërkuara në mënyrë që në një ardhme të afërt të jemi pjesë e administratës së përbashkët evropiane.

Të pranishmeve, në fund te këtij takimi ministri Yagcilar, ju tha se  integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është synimi ynë i përbashkët strategjik, andaj, shpresoj që vendimet ministrore që do të miratohen, sot, do ta promovojnë më tej rëndësinë e bashkëpunimit rajonal mes nesh. Ndërkaq, Bordit Drejtues në nivel ministror aprovoi raportin vjetor të ReSPA-s.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Yagcilar u takua edhe me  zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë Senada Mesi. Në epiqendre të këtij takimi ishte  thellimi i  marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit në muajt në vijim, dhe shkëmbimi i përvojave të mira.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)