04 Prill 2020

Mbi 5 milion britanikë nënshkruajnë peticion për qëndrimin në BE

Londër, 25 mars - Sipas të dhënave mbi peticionin parlamentar online, deri pasditen e 24 marsit u mblodhën mbi 5 milionë nënshkrime për moslargimin e Britanisë nga BE-ja.

Qeveria britanike ka theksuar herë pas here se Brexit shfaq vullnetin e popullit, por populli do ta shfaqë vullnetin e vërtetë për qëndrimin në BE nëpërmjet peticionit online.

Sipas rregullave përkatëse, nëse numri i nënshkrimeve arrin mbi 100 mijë, parlamenti duhet të nisë diskutimet për temat përkatëse.

Krahas kësaj, britanikët zhvilluan të shtunën një nga marshimet më të mëdha në histori, duke protestuar në rrugët e Londrës për një referendum të dytë. Sipas organizatorëve në marshim kishte rreth 1 milion vetë.

Tani BE-ja ka miratuar kërkesën e Britanisë për shtyrjen e Brexit-it duke dhënë dy projekte. Mandati përfundimtar i Brexit-it do të përcaktohet nëse Parlamenti Britanik mund të miratojë apo jo marrëveshjen e Brexit-it të refuzuar dy herë më parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)