16 Korrik 2020

Mbi 113 milionë njerëz në botë të ndikuar nga kriza ushqimore

Gjenevë, 3 prill - Kombet e Bashkuara thonë se ndryshimet klimatike, konfliktet dhe paqëndrueshmëria ekonomike krijuan vitin e kaluar, pasiguri akute lidhur me ushqimin për më shumë se 113 milionë njerëz në mbarë botën.

Në raportin vjetor mbi krizën e ushqimit të organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) thuhej se nga 53 vende që vuajnë nga sasia e pakët e ushqimit, Jemeni kishte nevojë urgjente për ndihmë, ndjekur nga Republika Demokratike e Kongos dhe Afganistani.

Në raportin e FAO-s thuhet se 2018 ishte viti i tretë radhazi gjatë të cilit numri i njerëzve që u përballën me të gjitha nivelet e pasigurisë ushqimore i kapërceu të 100 milionët, megjithëse shifra ishte pak më e ulët sesa viti 2017, kur numri arriti në 124 milionë njerëz. Në studim thuhet se disa vende u prekën më pak nga moti i keq si thatësirat dhe përmbytjet.

FAO thotë se pret që numri i personave të zhvendosur, refugjatëve dhe imigrantëve të rritet nëse kriza aktuale politike dhe ekonomike në Venezuelë vazhdon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)