26 Prill 2024

Lufta në Siri do të përfundojë në shkurt të vitit të ardhshëm

Paris, 19 dhjetor - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se lufta në Siri do të përfundojë deri në fund të muajit shkurt të vitit 2018.

Në një intervistë për Kanalin 2 të Francës, Macron tha se Bashar al-Asad dhe përfaqësuesit e tij do të trajtohen si bashkëbisedues në periudhën e tranzicionit, porse më pas Asad duhet të japë llogari para popullit dhe të drejtës ndërkombëtare për krimet e kryera.

"Lufta në Siri do të përfundojë deri në fund të muajit shkurt 2018. Bashar al-Asad do të jetë në detyrë dhe do të vazhdojë kontakti me të dhe përfaqësuesit e tij”, tha Macron.

Macron tha se prezenca e Asadit në Siri do të vazhdojë për shkak se është nën mbrojtjen e Rusisë dhe të Iranit.

“Bashari është armik i popullit sirian, kurse armiku im është DEASH-i”, theksoi presidenti francez.

“Në procesin që Franca pret të nisë në fillim të muajit të ardhshëm, përveç përkrahësve të Esadit, shpresoj t’i shoh edhe të gjithë përfaqësuesit e opozitës siriane, përfshirë edhe ata të cilët janë larguar nga shtetet e tyre, jo për shkak të DEASH-it, por për shkak të Esadit”, shtoi ai.

Ndryshe, Macron javën e kaluar tha se ushtria e Francës do t’i japë fund operacionit në Siri, që vazhdon që nga muaji shtator i vitit 2015 në kuadër të koalicionit ndërkombëtar.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, në një deklaratë të enjten theksoi se Siria është pastruar nga organizata terroriste DEASH.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)