19 Korrik 2018

Liderët e BE-së nuk arrijnë marrëveshje për migrantët

Bruksel, 25 qershor - Liderët e 16 shteteve të Bashkimit Evropian kanë diskutuar për zgjidhjen e krizës së migrantëve në kontinent, mirëpo “mini-samiti” i së dielës nuk ka rezultuar me ndonjë vendim konkret.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në zgjidhjen e këtyre çështjeve”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel më 24 qershor, pas takimit në Bruksel.

“Ka pasur shumë gatishmëri dhe pavarësisht disa dallimeve të vogla, kemi arritur të bashkohemi”, ka thënë ajo.

Merkel, e cila gjendet nën presion në Gjermani për të diskutuar këtë çështje, ka bërë thirrje për takime para samitit të BE-së, i cili pritet të mbahet me të gjitha shtetet anëtare më 28-29 qershor.

Ajo është duke u sfiduar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka kërcënuar me zbatim të kontrollit të njëanshëm në kufijtë e Gjermanisë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes shteteve të BE-së.

Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë thënë se do të bojkotojnë mini-samitin për shkak të kundërshtimeve të thirrjeve të vendeve tjera, kryesisht Gjermanisë, për të pranuar kuotën e migrantëve.

Merkel ka theksuar nevojën për solidaritet, duke thënë se nuk mund të përballen të vetme vendet ku hyjnë për herë të parë migrantët.

Qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë nga viti 2015, kryesisht pasi kanë ikur nga Siria dhe Iraku, duke nxitur tensione në mesin e anëtarëve të bllokut.

Kjo situatë më pas ka ndikuar në fuqizimin e partive kundër migrantëve, të cilat kanë rritur frikën ndaj të huajve.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)