15 Gusht 2020

Kurti takon deputetët e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe

Londër, 17 tetor - Dje në Parlamentin Britanik në Londër u shtrua një darkë nga ana e Grupit të Miqësisë me Kosovën, John Grogan, deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore, për nder të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të deputeteve Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci.

Në darkë morën pjesë edhe Alex Sobel, deputet i Partisë Laburiste, Nick Dakin, deputet i Partisë Laburiste, Earl of Sandwich John Montag dhe Lordi Dykes.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u shkëmbyen mendime e ide rreth situatës socio-ekonomike, politike e rajonale, si dhe për prioritetet e qeverisë Kurti.

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! vazhdon me vizitën dyditore në Britani të Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.